28,04,2024

UShAF përmbyll vitin akademik me hapjen e Ekspozitës ‘’Profesionistët e së Ardhmes 4’’ dhe përurimin e Lobby-t për studentë

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), sot bëri hapjen e Ekspozitës “Profesionistët e së Ardhmes”, e cila organizohet për herë të katërtë në Universitet, si dhe përurimin e Lobby-t për studentë.

Në këtë ngjarje, studentët shfaqën kreativitetin e tyre përmes punimeve të realizuara gjatë punës praktike dhe pjesëmarrësit shijuan Lobby-in e dizajnuar dhe të realizuar nga studentët përfitues në kuadër të Projektit HERAS.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, falënderoj të pranishmit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në zhvillimin dhe arritjen e sukseseve të Universitetit. Ai foli për rëndësinë e kësaj ngjarje, bashkëpunimin me Industrinë dhe akterët tjerë vendor dhe ndërkombëtar. Po ashtu, falënderoi në veçanti studentët për angazhimin e tyre për zbukurimin e Lobby-t, si dhe përfaqësuesit e HERAS dhe Agjencionin Austriak për Zhvillim (ADA), të cilët u dhanë mbështetje studentëve në realizimin e këtij projekti.

Po ashtu, Rektori theksoi se UShAF është në pritje të programeve të reja dhe sipas tij së shpejti pritet rritje e programeve dhe numrit të studentëve, stafit akademik dhe administrativ, si dhe potencoi se gjatë muajit tetor Universiteti do të pajiset me 6 laboratore të reja.

Studentët fitues të projektit për realizimin e Lobby-t (Lorita Rama, Resul Qorrolli, Anduela Kasumaj, Premtim Kamberi), falënderuan Rektorin Bajraktari për përkrahjen dhe Dekanin e tyre Florit Hoxha për mbështetjen e vazhdueshme që nga fillimi i realizimit të këtij projekti, si dhe përfaqësuesit e HERAS dhe ADA, për ndihmën në realizimin e ëndrrës së tyre. Po ashtu, ata inkurajuan studentët e tjerë që të marrin pjesë nëpër projekte.

Dekani Florit Hoxha, foli për bashkëpunimin individual me studentë, punën e studentëve, si dhe mundësinë e kryerjes së punës praktike nga ana e tyre nëpër hapësirat e Universitetit në mënyrë që të pregatiten për tregun e punës.

Ndërsa, Arbëresha Meha nga Projekti Heras përgëzoj Rektorin Bajraktari dhe stafin akademik për përkujdesjen që studentët të fitojnë njohuri që nga viti i parë i studimeve dhe në saje të kësaj ata po dëshmojnë profesionalizëm. Ajo tha se studentët janë krenaria e Universitetit dhe njëkohësisht me fat që janë pjesë e tij. Ndërsa, për bizneset është përparësi që po marrin studentë të përgatitur.

Musa Selimi, nga Federata e Sporteve Universitare të Kosovës u impresionua me të arriturat e Universitetit dhe ambientin e mrekullueshëm që ka krijuar për studentë, njëherit shprehu dëshirën që studentët e UShAF të bëhen pjesë e pandashme e kësaj Federate.

Profesor Fatih Çetin nga Universiteti i Nigdes në Turqi, i cili po qëndron në UShAF në kuadër të bashkëpunimit ndëruniversitar, përgëzoj për organizimin e kësaj ngjarje, duke i cilësuar studentët në nivel të lartë të kreativitetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img