07,06,2025

UShAF hap konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/2019, sipas të cilit do të pranohen 134 studentë.

Në afatin plotësues, do të pranohen 60 studentë të rregullt, ndërsa 8 vende janë rezervuar për familjarët e dëshmorëve, 47 për komunitetet joshumicë, 11 për kandidatët nga Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 8 për kandidatët nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Kandidatët për studentë të rregullt të UShAF, në afatin plotësues do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

  1. Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit
  2. Inxhinieri Industriale me Informatikë

Konkursi do të jetë i hapur deri më 19 shtator 2018, në ora 16:00, ndërsa aplikimet mund të bëhen çdo ditë (përfshirë edhe ditën e shtunë).

http://www.ushaf.net/apliko

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img