28,04,2024

UShAF hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/20, sipas të cilit do të pranohen 410 studentë.

Në këtë vit akademik do të pranohen 340 studentë të rregullt, ndërsa 49 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, 5 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 8 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 8 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Këtë vit kandidatët për studentë të UShAF do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

1. Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë
2. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve
3. Dizajn dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit
4. Inxhinieri Industriale me Informatikë

Konkursi do të jetë i hapur deri me 17 korrik 2019, në ora 16:00, ndërsa aplikimet dhe pranimi i dokumentacionit mund të bëhen çdo ditë (përfishirë edhe ditën e shtunë).

Për të aplikuar kliko në linkun:
http://www.ushaf.net/apliko/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img