28,04,2024

UShAF dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, hynë në Marrëveshje Bashkëpunimi

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OTHK), Prof. As. Dr. Hysen Sogojeva, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e hotelerisë dhe turizmit.

Marrëveshja ka për qëllim organizimin dhe realizimin e punës praktike të studentëve, si dhe punës sezonale të tyre në kompanitë turistike dhe hoteliere, të cilat janë anëtare të OTHK.

Rektori Bajraktari, falënderoi OTHK për bashkëpunimin dhe tha se për UShAF është nderë që të bashkëpunojë me një institucion të tillë, bashkëpunim ky që do të sjellë rezultate të mirë në edukimin e brezave të rinjë.

Ndërsa, kryetari Sogojeva, falënderoi Rektorin Bajraktari për mundësinë e dhënë që të kontriboujnë në aftësimin profesional të studentëve. Ndër të tjera, ai theksoi se kjo Marrëveshje është shumë e rëndësishme, pasi që UShAF sjellë kuadro profesionale në të gjitha bizneset hotelerike.

OHTK ka për qëllim përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale, qendrore dhe rajonale, për identifikimin e mënyrave dhe hapave për krijimin e një mjedisi të favorshëm për përfshirjen sa më të gjerë të bizneseve hoteliere dhe atyre turistike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img