14,05,2024

UShAF dhe Kompania “Ciao Berto”, hynë në Marrëveshje Bashkëpunimi

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot në takim Shefin e Lartë Ekzekutiv të Kompanisë “Ciao Berto”, z. Bashkim Krasniqi me ç’rast nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për punë praktike të studentëve.

Rektori Bajraktari dhe z. Krasniqi biseduan për mënyrën më të mirë të realizimit të kësaj Marrëveshje, përfitimin që do të kenë të dyja palët, si dhe nevojën e pashmangshme të vendit tonë për profesionistë në fushën e dizajnit.

Rektori Bajraktari falënderoj z. Krasniqi për nënshkrimin e Marrëveshjes dhe uroj që ky të jetë një fillim i mbarë i bashkëpunimit. Po ashtu, Rektori tha se i gëzohet faktit që Universiteti ynë po vazhdon të krijoj lidhje me kompani lidere në Kosovë dhe se interesimi për bashkëpunim nga ana e tyre po rritet përditë.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj Marrëveshje, z. Krasniqi mbajti një ligjëratë për studentët e UShAF, të cilët i informoj për mënyrën e funksionimit të Kompanisë “Ciao Berto”, historikun, misionin, vizionin, teknologjinë, kapacitetin, standardet, produktet që ofron, si dhe përparësit e kësaj Kompanie.

Ciao Berto është njëra ndër kompanitë lidere në Kosovë në tregun e mobilieve, e cila përveç prodhimeve të veta, ka përfaqësinë edhe të disa brendeve botërore, si: Magniflex, The Rug Republic, Nicoletti, Imix, Ton, etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img