29,12,2024

UShAF bëhet pjesë e Rrjetit Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuqi, kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi.

Ky bashkëpunim u arrit, duke parë interesin e përbashkët të të dyja palëve, në promovimin e lidhjeve të ngushta, në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve (TIK), si dhe duke vlerësuar rëndësinë e infrastrukturës digjitale në zhvillimin e mirëqenies ekonomike e sociale. Synim tjetër i këtij Memorandumi ishte krijimi i kushteve të përshtatshme për mbarëvajtje cilësore të procesit mësimor në rrethanat aktuale, lehtësimin e proceseve hulumtuese, qasjen në një gamë të gjerë të shërbimeve, përmes kyçjes në rrjetin GEANT, si dhe ngritjen e produktivitetit përmes përfshirjes së TIK.

Qëllimi i Memorandumit është ngritja dhe zhvillimi i komunitetit të hulumtuesëve dhe zhvillimi i edukimit në Kosovë, duke shfrytëzuar kapacitetet dhe mundësitë që ofron “Rrjeti Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim i Kosovës”, i cili pretendon që të arrij këtë zhvillim duke i siguruar këtij komuniteti qasje në resurse të ndryshme digjitale, si: qasje në infrastrukturë moderne të teknologjisë së informacionit, shërbime të ndryshme digjitale, qasje në literaturë, si dhe të ofrojë bashkëpunim në mes të institucioneve arsimore brenda dhe jashtë kufirit të Kosovës.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit është duke e zbatuar Projektin e Ekonomisë Digjitale të Kosovës (KODE), të financuar nga Banka Botërore dhe bashkë me Rrjetin për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës (Kosovo Research  and Education Netëork -KREN), kanë për  mision mbështetjen dhe lehtësimin e kërkesave të komunitetit shkencor, edukativ dhe hulumtues, duke synuar një transformim digjital dhe nxitje në inovacion. Rrjeti kombëtar për hulumtim dhe edukim është duke ndihmuar universitetet në zhvillimin e inovacionit, hulumtimit dhe edukimit në Kosovë. Nëpërmjet këtij projekti do bëhet lidhja me rrjetin ndërkombëtar GEANT.

Krijimi i KREN është komponenti i dytë i Projektit KODE, i cili fillimisht do të funksionoj në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, deri në konstituimin e tij si entitet i pavarur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img