06,05,2024

Elmi Reçica: Serbia nuk po zbaton marrëveshjet e Brukselit dhe Washingtonit për menaxhimin e kufijve

Must Read

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kanë vizituar pikën kufitare në Merdare, për të parë se sa po zbatohen marrëveshjet Kosovë-Serbi.

 Të martën deputetë të këtij komisioni thanë se pala serbe në këtë pikë nuk po zbaton marrëveshjen e IBM-së, e që sipas tyre këta të fundit pavarësisht se janë afruar brenda objektit të përbashkët, nuk janë duke zbatuar këtë marrëveshje dhe ka mungesë të shkëmbimit të informatave.

Policia e Republikës së Kosovës dhe ajo e Serbisë fizikisht qëndrojnë nën një kulm në vendkalimin kufitar në Merdare.

Por, kjo nuk do të thotë se janë duke e zbatuar ujdinë për menaxhimin e integruar të kufijve. Ata nuk komunikojnë mes vete e as nuk këmbejnë informacionet.

Në këtë u bindën vetë deputetët, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Siguri, të cilët qëndruan për vizitë të martën në Merdare.

“Së bashku me kolegët deputetë nga Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes me përkrahjen e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), vizituam pikën kufitare në Merdare, me qëllim që për së afërmi të shohim dhe të vlerësojmë, respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve, përkitazi me nivelin e zbatimit të marrëveshjeve Kosovë-Serbi që prekin çështjet kufitare mes dy shteteve, që ndërlidhen me zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të cilat janë arritur në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohen në Bruksel dhe në Washington.

Në këtë pikë kufitare, kohë më parë, Komisioni Evropian ka investuar në ndërtimin e objektit kufitar, përderisa, zbatimi i marrëveshjes së IBM-së është obligim i të dyja vendeve dhe garantues i saj është BE-ja, përveç tjerash, menaxhimi i integruar i kufijve bëhet për mirëqenien e njerëzve dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve tyre pa pengesa, si dhe të luftohet kontrabanda dhe fenomenet tjera negative që kanë ndodhur në kufirin ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Vlerësojmë se duhet të ketë bashkëpunim të mëtejmë e të mjaftueshëm ndërmjet dy vendeve,  vendosja e komunikimit në mes të palëve siç e parashohin marrëveshjet lidhur me zbatimin e procesit të menaxhimit të integruar të kufijve, përderisa shteti ynë i respekton me përpikëri marrëveshjet e Brukselit dhe Washingtonit kjo nuk po ndodh me Serbinë” ka shkruar deputeti Elmi Reçica.

Pas presionit amerikan, pala serbe nisi të shfrytëzojë objektin e ndërtuar nga Bashkimi Evropian, por më zhvillim të ri nuk pati.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img