15,12,2025

Urim i kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliu me rastin e Festës së Fitër-Bajramit

Must Read

Bashkëqytetarë të besimit muslimanë!

Sakrifica juaj, devotshmëria ndaj dijeve të shenjta e Krijuesit, shpirti fisnik, dashuria e gjendja pranë më nevojtarëve qofshin të shpërblyera me shëndet për ju dhe familjen tuaj. Agjërimi në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, qoftë i pranuar e lartësoftë dijen, dashurinë e begatinë tuaj.

Festat kanë kuptim kur ndahen me familje e miq, ja që këtë Bajram të Madh, veshin e kujdesin duhet t’i vëmë shëndetit e mbrojtjes së tij, por që shpirti ynë gëzon e triumfoi edhe nga mbyllja disa mujore nga virusi i pa ilaç.

Festa e Fitër Bajramit uroj t’ju gjej e të shtoj shëndetin tuaj e të familjes e më të merituarat ditë të bardha, urtësi e begati.

Shpirtplotë, gëzuar siç çdo festë frymon, ju uroj Festën e Fitër Bajramit!

Me fat!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img