16,01,2025

U zhduk pasi shkoi në intervistë pune, gjendet 22-vjeçarja e humbur në Kosovë

Must Read

Që prej së enjtes të javës që kaloi rrjetet sociale u mbushën me foton e 22-vjeçares nga Kosova, që rezultonte e humbur.

Arbnora Dobra u tha se kishte shkuar për të dhënë një intervistë pune dhe ju kishte thënë familjarëve që do t’ju telefononte që të vinin ta merrnin, mirëpo kjo nuk ndodhi kurrë.

Telefoni i së resë ishte i fikur prej disa ditësh dhe familjarët të dëshpëruar kërkuan ndihmë në polici por edhe në rrjetet sociale.

Por më në fund 22-vjeçarja nga komuna e Skënderajt është gjetur sot. Ajo ka lajmëruar familjen se është shëndoshë e mirë dhe ndodhet në Maqedoni.  Edhe Policia e Kosovës ka dhënë detaje duke u shprehur se Arbnora Dobra e ka kaluar në mënyrë të rregullt kufirin.

Ajo ka kontaktuar familjen duke ju shkruar:

 Jam mirë, mos u brengosni për mua.”

Vëllai i saj është shprehur se nuk e di pse Arbnora është larguar nga shtëpia. 22-vjeçarja është e fejuar me një djalë nga qyteti i saj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë kontaktuar edhe institucionet e Maqedonisë për të identifikuar
<

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ftesë Përkujtimi nga OVL UÇK – Dega Ferizaj

Të dashura Familje të Dëshmorëve e bashkëluftëtarë, të nderuar bashkëqytetarë, Me ndjenja të veçanta respekti dhe nderimi, OVL UÇK –...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img