28,12,2024

U mblodh ekipi profesional i mjekëve, situata në Ferizaj nën kontroll të plotë, asnjë rast me CoronaVirus

Must Read

Sot në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare me ftesën e Koordinatorit Lokal për përballimin e situatës me virusin COVID-19, Bekim Ademi u mblodh ekipi profesional i mjekëve për të diskutuar gjendjen e përgjithshme të shëndetit publik në Ferizaj.

Nga konstatimet e profesionistëve shëndetësor, u tha se asnjë ferizajas nuk është prekur nga virusi COVID-19 dhe se të gjitha ekipet profesionale janë në nivel të detyrës, të gatshëm për reagim kurdo kur paraqitet nevoja. Aty gjithashtu u diskutua edhe për koordinimin mes dy institucioneve kryesore shëndetësore në nivelin lokal, atë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Spitalit të Përgjithshëm si dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Këto institucione, me kursim maksimal të kohës kanë krijuar trupat e përbashkëta për të përballuar këtë situatë.

Në hapësirat e jashtme të Spitalit dhe QKMF-së është vendosur edhe tenda për trajtimin fillestar të rasteve të dyshuara me CoronaVirus.

Mjekët e infermierët ferizajas nuk po kursejnë asgjë për t’i ofruar shërbime shëndetësore qytetarëve në nevojë në këto ditë të emergjencës të shëndetit publik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img