10,11,2025

U godit nga vetura në Ferizaj, vdes në QKUK shtetasja e Shqipërisë

Must Read

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Ferizaj ku vetura ka goditur një këmbësore. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK pas plagëve të marra nga aksidenti

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën Rexhep Bislimi në Ferizaj, ku i dyshuari ka goditur me veturën e tij këmbësoren shtetase të Shqipërisë.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor ku edhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra në aksident.

Me urdhër të prokurorit, vozitësi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img