Ferizaj. 16.12.2020
Drejtoria e Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, si asnjëherë më parë ka bërë rregullimin e rrugëve në zonën urbane, kjo në kuadër të programit të qeverisjes lokale për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në zonën e qytetit. Sot, rruga “Selman Kadria” me gjatësi rreth 600 metra u asfaltua. Për këtë, doli në inspektim, drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Lulzim Aliu.
I pari i infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyqi tha se asfaltimi i kësaj rruge po i shtohet vargut të gjatë të rrugëve që vetëm këtë vit janë përfunduar në zonën e qytetit, duke bërë përmirësimin e dukshëm të infrastrukturës rrugore në zonën urbane. Ai shtoi se edhe vitin e ardhshëm, ekzekutivi i Komunës, ka planifikuar mbylljen e ciklit investiv në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet, për të kompletuar rrugët e qytetit me infrastrukturën e nevojshme.



