02,05,2024

U asfaltua rruga “Ibrahim Cërnilla” në zonën urbane

Must Read

Investimet infrastrukturore në zonën urbane po rrjedhin vazhdueshëm. Ishte sot projekti për rregullimin e rrugës “Ibrahim Cërnilla”, në të cilën jetojnë shumë familje të komunitetit joshumicë që u asfaltua sot. E për ta bërë përurimin e saj, doli nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi, nënkryetari për Komunitete, Florim Bajrami bashkë me drejtorët komunal Lulzim Aliu, Arbër Bytyqi, Bekim Ademi dhe Burim Bajrami dhe zëvendësministrin Qazim Rrahmani.

Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se investimet infrastrukturore do të shtrihen edhe në lagjet ku jetojnë komunitetet joshumicë, për t’i transformuar ato në pikëpamje infrastrukturore dhe përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve.

Rruga “Ibrahim Cërnilla” ka një gjatësi prej 200 metrash dhe është rregulluar në kuadër të fondit për rregullimin e infrastrukturës rrugore në zonën urbane.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img