Sipas njoftimit të PK-së, në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë është gjetur e vdekur një femër në oborrin e saj, të cilës i ka shpërthyer një mjet shpërthyes në dorë.
Ndërsa në Gllogoc në orën e mbrëmjes është gjetur trupi i pa jetë i një mashkulli. Viktima e tretë në Skenderaj është gjetur në banesën e tij, transmeton lajmi.net.
Vdekjen e tyre sipas PK-së e kanë konstatuar ekipet mjekësore, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në Mjekësisë Ligjore për obduksion./ Lajmi.net