Diversiteti i trashëgimisë kulturore e natyrore i komunës së Ferizajt është shumë atraktivë
për krijimin e motiveve të turistëve, për lloje të caktuara të turizmit, pasi që si ndër më kryesoret
që bëjnë këtë pjesë mjaft të pëlqyer, është pikërisht Gryka e Jezercit, bifurkacioni i Nerodimës,
dy segmente që pa dyshim janë pika shumë tërheqëse për klientët turistikë, mandej në këtë
segment mund të flitet me mburrje për vargmalet të cilat rrethojnë qytetin e Ferizajt, duke filluar
nga fshati Greme për të përfunduar në perëndim me komunat fqinje, që kufizohet qyteti, me atë
të Shtimes e të Therandës.
Jo pak e rëndësishme në rrethinën e Ferizajt, është trashëgimia natyrore. Mbetet e pa
eksploruar kjo fushë, por që ka pasur iniciativa të cilat kishin për qëllim identifikimin e saj. Në
rrethinën e Ferizajt, vargmalet që shtrihen nga fshati Jezercë, për të përfunduar në lindje të
qytetit, brenda saj fshehën shumë bukuri natyrore, të cilat janë me rëndësi për opinionin.
Gryka e Jezercit fillon menjëherë në kilometrin e pestë nga qyteti. Në të dy anët e rrugës
janë të veshura me drunjtë e pikërisht edhe me segmentin e rrugës lëviz lumi Nerodimja, i cili
është i pasur me peshk të llojit ,,Troftë”, i cili është mjaft i popullarizuar në këtë pjesë të vendit,
por edhe me lloje të tjera të peshqve, të cilët për çdo ditë po shkatërrohet shtrati i saj, në shumë
raste nga individ të papërgjegjshëm, e në disa raste edhe nga autoritetet qeverisëse.
Duke ndjekur në mënyrë kronologjike, pa dyshim se të gjitha këto të mira materiale nisin
nga fshati Jezercë, i cili ka pasuri të shumta natyrore, duke cituar edhe ,,Ujëvarën”, e cila gjendët
në mesin e fshatit, më saktësisht në lagjen e Malokëve. Edhe në kohët e verës, kur thatësia rritën
në nivel shqetësues, ky burim vazhdon të sjellë ujë të pa ndërpremë. Deri në ditët e sotme,
askush nga institucionet, qoftë të nivelit lokal apo atij qendrorë nuk janë marrë me trajtimin e
kësaj ujëvare. Ajo edhe në ditët e sotme është në gjendje, ashtu siç ishte që në fillet e saj, pa një
përkujdesje institucionale.
Duke ndjekur rrjedhën natyrore të lumit Nerodime, nuk ka mundësi të kalohet pa u
përmendur fenomeni natyrorë ,,Bifurkacioni”, i cili është i njohur, jo vetëm në vendet e rajonit,
por edhe botën. Është një fenomen i cili radhitet si i dyti në botë, por që kujdesi ndaj tij mbetët jo
i mjaftueshëm. Asnjëherë institucionet lokale apo ato qendrore, nuk ishin në gjendje të dilnin në
vendet e ngjarjes, për të parë për së afërmi të këqijat që i bëhen këtij fenomeni, për të cilin
mburremi, madje e kemi vendosur edhe në stemën e qytetit. Qeveritë janë të interesuara të flasin
për të, por jo të gatshme për ti ndëshkuar at të cilët cenojnë këtë fenomen kaq madhështorë që ka
qyteti ynë.
Dikur mbi rrjedhën e lumit Nerodime, krahas bukurive natyrore që krijonte rrjedha e
lumit, mbi shtratin e tij ushtronin aktivitetet edhe gjashtëdhjetë e dy mullinj të përmasave të
ndryshme. Në kohët e shkuara, në rrethinën e Ferizajt ishte mjaft shumë e zhvilluar industria e
blozhës, (bluarja e misrit), jo vetëm në rrethinë e qytetit, por edhe më larg. Kishte të interesuar
nga vendet e ndryshme të cilët kishin nevojë për këtë aktivitet, të cilëve ua ofronte rrethina e
Ferizajt.
Trashëgimia natyrore e rrethinës së Ferizajt, për pos këtyre bukurive natyrore që i ka
sjellur natyra, është e pasur edhe me shpella, siç është ajo në fshatin Jezercë, në fshatin Burrnik,
si dhe një në fshatin Izhancë, e cila ishte titulluar kështu, por që ishte në pjesën administrative të
rrethinës së Ferizajt.
Sa i përket shpellës së Jezercit, mbetet ende e pa eksploruar nga ekspertët vendorë, por që
është një pasuri e mirë për tu prezantuar.
Shpella e Burrnikut, një aset natyrorë i pa studiuar në mënyrë zyrtare, por që do të ishte e
mundur për zhvillim të turizmit. Shpella në fjalë ndodhët në një gjendje të mjerueshme, pa një
infrastrukturë e cila mund të ju lehtësonte qasje të gjithë të interesuarve, të cilët vendosin ta
vizitojnë këtë. Në këtë gjendje çfarë ndodhët në ditët e sotme, mbetet vetëm një dëshirë për tu
vizituar, pasi që qasja në të është e vështirë. Në brendësi të saj, nga gurët që tregojnë, mund të
vijmë në përfundim, se këto pjesë janë të pasura edhe me minerale (supozoj) pasi që në muret e
shpellës, gurët e zinj me ndriçim, të japin përshtypjen e pasurive të shumta me krom.
Shumë interesante, dikur ishte edhe shpella e Izhancit, e cila tani më është shkatërruar e
tëra nga punë kryesi i autostradës ,,BEKTELENKA”, të cilët në mënyrë tinëzare, janë futur në
territorin e kësaj shpelle duke e rrafshuar për interesat e biznesit të tyre. Me kohë ishin alarmuar
institucionet qendrore, por që asnjëherë nuk dolën për të parë nga afër se çfarë po ndodhë atje.
Nga kjo shpellë kanë mbetur vetëm disa fotografi si shenjë, për të cilën mund të vendoset në
tryezat e ndryshme, si një aset që tani më i kalon të kaluarës.
Pos këtyre bukurive natyrore që ka rrethina
e Ferizajt, karakteristik është edhe ekzistenca e drunjtëve të vjetër me qindra vjet. Tani më janë
të identifikuar disa nga sa ka kjo rrethin siç është rasti në fshatin Greme në lagjen e Tropojanëve,
në fshatin Cërnillë, në brendi të varrezave të fshatit, si dhe në fshatin Lloshkobare.
Sa i përket drurit në lagjen e Tropojanëve, i cili është më shumë se pesë shekuj, gjendja e
tij, nuk është e mirë, pasi që nga banorët lokal është përdorur në të kaluarën për aktivitete të
ndryshme, pa një kujdes të veçanet për shëndetin e tij. Edhe në ditët e sotme ai është në këmbë,
por që nuk është në gjendje të mirë.
Për dallim nga ky dru, në fshatin Cërnillë, në brendësi të territorit të varrezave është një
dru, me një kurorë të gjerë karakteristike, i cili ndodhet në një gjendje më të mirë, pasi që e
kishin të pamundur banorët ta përdornin për aktivitetet të ndryshme, e që është mjaft i
shëndetshëm. Supozohet se vjetërsia e tij shkon afër dy shekujve.
Në fshatin Lloshkobare, karakteristikë e veçanet e këtij druni, që supozohet se është i
vjetër, për të cilin nuk ka një periudhë, është ajo e folesë së shpendit Lejlek, i cili për dekada në
qerdhën e saj ka rritur numër të zogjve të kësaj race. Zakonisht në periudha të nxehta ky shpezë
kthehet në këtë fole, për ti lindur të vegjlit e tij, së bashku largohen në kohët e ftohta. Banorët e
këtij fshati kanë ruajtur këtë trup druri, duke respektuar folenë e Lejlekut që ka në kurorën e tij.
Në kuadër të trashëgimisë natyrore, nuk bën pa u përfshirë edhe fauna e cila rritet në këto
rrethe, kryesisht në vargmalet të cilat shtrihen në perëndim nga Jezerci, duke përfunduar në
pjesën lindore në fshatin Greme. Në këto male është mjaftë i njohur Ariu i Murrmë, Ujku,
Dhelpra, Dreri, Lepuri, Ketri etj.
Duke krijuar kushte të mira, duke e studiuar këtë fushë kaq të rëndësishme, me
planifikime të mirëfillta, rrethina e Ferizajt ka potencial të mjaftueshëm për zhvillimin e fushës
së turizmit, pasi që brenda këtyre maleve ka vend për tu studiuar edhe në fushën e vegjetacionit,
për të parë karakteristikat që ka rrethina e jonë, por që mungojnë në vendet e tjera, siç është rasti
me ,,Hudhrën e Egër” e cila rritet në bjeshkët e Jezercit, por pak është prezentë në vendet për
rreth. Ky lloj i farës së hudhrës ka veti shëruese, por që pak nga banorët ferizajas janë të njoftuar
me këtë bimë shëruese.
Të ruajmë trashëgimin natyrore, për të pasur mundësi të zhvillimit të vendit nga
gjeneratat që do të na zëvendësojnë.
Duke u kujdesur në mënyrë të veçanet për trashëgimin kulturore, shpirtërore e natyrore,
më lehtë e bëjmë të ditur rrugën se nga kemi ardhur.?
MA: Nexhat Shahini 30.03.2018
(Magjistër i Historisë)