03,05,2024

Transporti publik paralajmëron nisjen e mbi 1 mijë autobusëve drejt objektit të qeverisë

Must Read

Ka nisur sot greva dy ditore e transportit publik në vend, ku si rezultat nuk do të ketë transport publik në trafikun urban-periferik dhe ndërurban për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve të transportit. Teksa janë paralajmëruar edhe masa tjera në rast të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.

Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj tha për KosovaPress se Qeveria e Kosovës e ka pasur kohën e duhur në dispozicion për të reflektuar për të përmbushur këtë marrëveshje.

Në rast të mungesës së një përgjigjeje nga ana e qeverisë, Kurtishaj paralajmëroi se do të ndërmarrin hapa të tjerë, duke nisur mbi 1 mijë autobusë drejt objektit të qeverisë.

“Sot ka filluar edhe greva, protesta e të gjithë operatorëve të sektorit rrugor të udhëtarëve. Vlen të theksohet se është një unitet i paparë deri më sot, është një protestë më se legjitime, është një grevë e cila vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar, pas moszbatimit të kësaj marrëveshjeje, pas një dialogu publik-privat”, tha ai.

Ai bëri të ditur se sot pasdite do të takohet këshilli drejtues i shoqatës për të diskutuar për mbarëvajtjen e protestës dhe për të shqyrtuar hapat që do të ndërmarrin ditëve në vijim.

“Këto dy ditët e para do të jetë vetëm grevë në kuptimin që për shkak të pandemisë të mos i dëmtojmë qytetarët. U kërkojmë falje qytetarëve, me keqardhje dhe pa dëshirën tonë është dashur t’i futemi këtij procesi aspak të lehtë dhe aspak të dëshirueshëm. Ndërkaq forma tjetër e protestës do ët shihet ditët në vijim… Është një kërkesë që 1 mijë – 2 mijë autobusë të drejtohen në drejtim të Prishtinës, në drejtim të qeverisë për të protestuar për mospërmbushjen e kësaj marrëveshje”, tha Kurtishaj.

Ai përsëriti edhe njëherë kërkesën e Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve për të reflektuar dhe të shikojë mundësitë për përmbushjen e kërkesave të tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img