03,05,2024

Topalli kërkon implementimin e vendimit për punëtorët e ish Fabrikës së Gypave

Must Read

Deputeti Faton Topalli në  mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës edhe njëherë ka kërkuar   që të shprehet vullneti politik për  implementimin e vendimit  të Gjykatës Kushtetuese nga ana e AKP-së dhe Qeverisë  dhe  të ekzekutohet vendimi për pagesën e punëtorëve të ish Fabrikës së Gypave në Ferizaj.

“Në tri legjistraturat e fundit të Kuvendit të Kosovës e kam shtruar për disa herë me radhë çështjen e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për punëtorët e Fabrikës së Gypave. 
Edhe pse Gjylata Kushtetuese e ka konfirmuar dhe rikonfirmuar vendimin për ta, AKP dhe tri qeveritë e fundit nuk e kanë implementuar këtë vendim. Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me rezolutën e PSD-ës, kam kërkua të shprehet vullnetin politik për implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e AKP-ës dhe Qeverisë. Gjat votimit shpresoj që kjo rezolutë të aprovohet” ka thënë  Topalli.

Për më shumë në video  mund ta shihni  fjalimin e Topallit në lidhje me këtë çështje

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img