28,04,2024

“Toni Kompani” pajisë me uniforma Shërbimin Emergjent të QKMF-së

Must Read

Personeli i Shërbimit Emergjent Primar në QKMF në Ferizaj prej sot të kenë uniforma të njëjta me ato që përdorin kolegët e tyre në të gjitha qendrat simotra të Kosovës.

Këto uniforma, janë donacion nga Kompania e betonit “Toni Kompani”, së cilës Drejtoresha e QKMF-së, Dr.Nadire Ymeri, i ndau mirënjohje në shenjë falënderimi.

Gjithashtu, me mirënjohje u nderua edhe Ylber Ademi, i cili ishte ndërmjetësues për këtë donacion.

Personeli i Shërbimit Emergjent Primar pjesën dërmuese të punës së tyre e bëjnë në terren, duke u ofruar ndihmë qytetarëve të komunës së Ferizajt në situata kritike, prandaj një donacion i tillë ishte i mirëseardhur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img