25,04,2024

“Ti japim ngjyrë qytetit” vazhdon aktivitetin e zbukurimit të qytetit

Must Read

Ferizaj.09.06.2016- Në kuadër të “Ditëve të Kulturës” që po mbahen në Ferizaj, këtë të enjte piktori francez Anook në bashkëpunim me Shoqatën e artistëve figurativ “Zef Kolombi”, kanë marrë një iniciativë që të bëjnë ngjyrosjen e pjesë të ndryshme të qytetit të Ferizaj.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Komunale për Kulturës, Rini dhe Sport, Naim Feratit kjo iniciativë ka qenë tejet e mirë se ardhur me të vetmin qëllim që qyteti jonë të bëhet edhe më i bukur.

“Sot po bëhen arti urban apo i grafiteve në qytetin e Ferizajt me qëllim që edhe ky lloj arti të promovohet në qytetin tonë në bashkëpunim me shoqatën “Zef Kolombi” në Ferizaj dhe më të rinjët e kësaj shoqate si dhe galerinë e arteve. Ky lloj arti do të shërbej që të mbulohen edhe disa elemente siç janë kontenjerët e mbeturinave si dhe pjesë të ndryshme të qytetit”, ka thënë drejtori Fertai.

Nga ana tjetër Lebibe Topalli, kryetare e shoqatës së artistëve figurativ “Zef Kolombi” në Ferizaj, tha se ky aktivitete është shumë i rëndësishëm për qytetin e Ferizajt dhe është hera e parë që grafiteve urbane përmes sprejve po bëhen në qytetin tonë.
“Ne sot përmes këtyre grafiteve kemi paraqitur tri gjeneratat fëmijët, moshën e mesme si dhe plakun me plis të bardhe, por kemi bërë edh portretin e Rita Orës”, tha Topalli.

Ky aktivitet po vazhdon edhe në pjesë tjera të qytetit të Ferizajt. Aktivitete e “Ditëve të Kulturës” do të vazhdojnë deri të dielen.
13346706_1209853129047838_2349216693199350870_n

13335727_1209853042381180_8420569697583493509_n

13417513_1209852952381189_3271188192632138004_n

13434773_1209852902381194_6863875032297805827_n

13432248_1209852859047865_6562764260821088791_n

13413632_1209852825714535_4418444471783025194_n

13327412_1209852762381208_839598652762515426_n

13343127_1209852629047888_1221771720691012039_n

13342867_1209852595714558_8146653202850517327_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img