17,05,2024

Therje me thikë në Ferizaj, i lënduari dërgohet në QKUK

Must Read

Para pak çastesh në rrugën “Zenun Beqa” në Ferizaj ka ndodhur një therje me thikë me ç’rast ka pësuar një i ri i moshës rreth 26 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në fushën sportive në këtë rrugë ku pas një përleshje i riu E.B. i moshës rreth 26 vjeçare ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë).

Rastin për Ferizajpress e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë togeri Agim Gashi.

“Në rrugën “Zenun Beqa” pas një përleshje një i ri ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë të cilit i është dhënë ndihma e parë në Emergjencën e Spitalit në Ferizaj dhe menjëherë është dërguar në QKUK në Prishtinë. Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar të cilët po intervistohen në stacionin e policisë” ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e policisë të cilët po merren me rastin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img