07,05,2024

Themelohet Fondacioni i Shpresës në Ferizaj, Komuna ofron mbështetjen pa rezervë

Must Read

Paraditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu priti në takim një grup profesionistësh të profileve të ndryshme, kryesisht atyre sociale. Temë bosht e këtij takimi ishte themelimi i një fondacioni që për synim ka trajtimin e temave, realizimin e aktiviteteve të ndryshme në fushën sociale dhe shëndetësore.

“Fondacioni i Shpresës” ka emrin organizimi i themeluar nga arkitektja Fitore Jashari, Dr.Sci. Atdhe Hetemi, Dr. Burim Karameta, mësuesja Indra Jashari dhe znj. Shukrije Mulaku që njëherit paraqet organizimin me përbërje të profesioneve të ndryshme. Ky fondacion për synim ka zbatimin e aktiviteteve në kuadër të tri komponenteve programore, atë për nënat vetushqyuese, fëmijët jetimë si dhe mbajtja e aktiviteteve të ndryshme me dhe për pensionistët në fushën sociale dhe shëndetësore.

Nikoqiri i këtij takimi, Kryetari i Komunës, Agim Aliu me këtë rast tha se mbështetja për nisma të tilla nga ana e qeverisë që drejton nuk do të mungoj, në jetësimin e platformave që ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve.

Pas themelimit, në të ardhmen e afërt, ky fondacion do të nis punën me aktivitete konkrete në fushat e lartcekura, duke u pasuruar vazhdueshëm me kuadro profesionale të kësaj natyre pune.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img