27,11,2024

Terrorizmi, pistë e mundshme për hetimin e sulmit në Florida

Must Read

Duke folur me gazetarët të shtunën, George Piro, agjenti special i FBI-së në krye të divizionit të Majamit tha se policia “po vazhdon ta shqyrtojë terrorizmin si mundësi”, por shtoi se është shumë herët për të bërë publik informacion lidhur me motivin e sulmit.

Ai përmendi gjithashtu sëmundjen mendore si një faktor të mundshëm për sulmin dhe tha se akuzat kundër 26-vjeçarit Esteban Santiago nga Alaska do të paraqiten të shtunën pasdite.

Aeroporti i qytetit Fort Lauderdale në Florida, u rihap të shtunën pasi një person i armatosur vrau pesë persona dhe plagosi tetë të tjerë të premten para se të arrestohej.

Sipas njoftimeve, Esteban Santiago është ish-anëtar i Gardës Kombëtare i cili shërbente në Portoriko. Vitin e kaluar, ai shkoi vullnetarisht në një spital për vlerësim të shëndetit mendor. Njoftohet të ketë thënë se ai dëgjonte zëra imagjinarë, disa prej tyre që i thonin t’i bashkohej grupit terrorist Shtetit Islamik, transmeton voa.

Santiago shërbeu 10 muaj në Irak në vitin 2010 dhe 2011. Pastaj iu bashkua Gardës Kombëtare në Alaskë. Ai besohet të ketë shërbyer në Gardë që nga viti 2014 deri në gusht të vitit të kaluar, kur u shkarkua për mangësi në zbatimin e detyrës.

Presidenti Obama i tha rrjetit ABC News të premten se ai ndihet “i zemërthyer” për shkak të të shtënave. Ai shtoi se “këto lloj tragjedish kanë ndodhur shumë shpesh gjatë viteve që unë kam qenë president…. dhimbja, pikëllimi, që ata [viktimat dhe dëshmitarët] po përjetojnë është e madhe”, tha ai.

Disa orë pas të shtënave, guvernatori i Floridës Rick Scott i tha gazetarëve se e konsideron krimin “një akt të ligë të pakuptimtë”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img