28,04,2024

Tërnava: Nuk falet namazi i Bajramit, pezullohen të gjitha ritet për 10 ditë

Must Read

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka njoftuar se nesër nuk do të falet Namazi i Bajramit të Vogël nëpër xhamitë e Kosovës.

Tërnava pas mesazhit për festën e Kurban Bajramit, ka thënë se BIK’u ka marrë vendim që të pezullohet falja e Namazit të Bajramit të Vogël.

“Bashkësia Islame duke e analizuar situatën e cila po mbretëron në Kosovë e goditur nga virusi, edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë u diskutua rreth këtij problemi. BIK’u lajmëron të gjithë besimtarët se nesër pezullohet falja e Namazit të Bajramit të Vogël dhe për 10 ditë rresht pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës”, ka thënë Tërnava.

Ai ka thënë tutje se përshkak të pandemisë të shmangen vizitat me rastin e festës.

“Për shkak të rrezikut të virusit t’i shmangim vizitat dhe tubimet e mëdha në hapësira të mëdha dhe të vogla”, ka thënë Tërnava

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img