11,02,2026

Tentim për grabitje të armatosur brenda auto-sallonit në Ferizaj

Must Read

Një grabitje nën kërcënimin e armëve e cila ishte planifikuar nga dy persona të dyshuar që të kryhej brenda një auto- salloni, ka mbetur në tentativë.

Policia ka njoftuar se grabitja në tentativë ka ndodhu në një auto- sallon në magjistralen Ferizaj- Prishtinë, dje rreth orës 16:50.

Tutje policia ka njoftuar se një person ka raportuar në polici se derisa ishte në auto- sallon, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, kanë tentuar të kryejnë grabitjen.

Njëri nga të dyshuarit gjatë tentimit të grabitjes, ka shtënë me armë zjarri, ku ka dëmtuar pajisjen kompjuterike dhe tavolinën.

Policia ka njoftuar se është duke vazhduar të hetoj rastin, përderisa nuk raportohet për persona të arrestuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img