03,07,2025

Tensionohen raportet greko-shqiptare, deklarata e Ramës për Akropolin ‘nxeh’ Athinën

Must Read

Top Channel ka mësuar se zotit Dervishi i janë kërkuar shpjegime lidhur me këto deklarata. Ende nuk dihen tonet e bisedimeve, por burime në Ministrinë e Jashtme helene thonë se pala greke ka ngritur shqetësimin e saj jo vetëm për tonet jo diplomatike të kryeministrit Rama, por edhe për deklaratën e Ministrisë së Jashtme shqiptare, e cila sipas Athinës përmbante një qasje agresive që nuk i shërben uljes së tensioneve.

Burimet thanë se edhe ambasadori shqiptar ka tërhequr vëmendjen e Athinës për qëndrimin e Ministrisë së Jashtme greke, që për palën shqiptare konsiderohet si ndërhyrje flagrante dhe pa takt në çështje të brendshme të Shqipërisë.

Gjithsesi, të dyja palët ranë dakord se ulja e toneve konsiderohet si emergjente, pa qenë i nevojshëm përshkallëzimi në drejtim negativ i marrëdhënieve dypalëshe.

Dakordësia mbi çështjet me interes të përbashkët duhet të dominojë mbi deklaratat emocionale, kanë pohuar njëzëri palët gjatë takimit në Ministrinë e Jashtme greke.

Ndërkohë, në Athinë kanë qenë partitë politike të opozitës që kanë kërkuar mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Lartë të Politikës së Jashtme lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama, por edhe për unifikimin e politikës greke në mbrojtje të minoritetit grek të Himarës.

Disa deputetë, me në krye ish-ministren e Jashtme Dora Bakojanis, kanë kërkuar marrjen e masave drastike për të penguar ekspansionin e qeverisë Rama në marrëdhëniet dypalëshe.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img