30,04,2024

Teatri “Adriana” për herë të parë me repertor të rregullt të shfaqjeve teatrore

Must Read

Pritshmëritë e publikut ferizajas që gjatë gjithë vitit të ketë shfaqje teatrore po realizohen. Kjo ngaqë nga muaji nëntor i këtij viti, Teatri “Adriana” ka përgatitur programin e rregullt të shfaqjeve teatrore të cilat do të jepen para publikut ferizajas dhe më gjerë. Ky ndryshim vjen si rezultat i insistimit dhe angazhimit të Këshillit Drejtues dhe menaxhmentit të institucionit të teatrit.

Në këtë program përfshihen prodhimet e Teatrit “Adriana” si dhe shfaqjet mysafire. Një kërkesë të tillë e ka mbështetur edhe komuniteti i aktorëve në Ferizaj.

Programi i rregullt i shfaqjeve teatrore po realizohet për herë të parë në Ferizaj, ku në dërrasat e teatrit tonë do të ngjiten trupa të aktorëve nga qendra të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë.

Teatri “Adriana”, fton publikun ferizajas që të ndjek prodhimet teatrore të këtij institucioni dhe të tjera prodhime të punuara gjatë vitit 2018.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img