Piloti i dyshuar në kuadër të hetimeve ndaj pilotëve në lidhje me Organizatën Terroriste FETO/PDY, ka rrëfyer se majori nga Ekpi i Kërkimit në Betejë (MAK) Taner Berber, që sulmuan hotelin ku qëndroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë tentativës për grusht shteti, i ka bërë presion atij dhe se të nënshtruarit e plotë ndaj organizatës janë bërë pilotë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të operacionit për arrestimin e 73 pilotëve në 17 qarqe të Konyas në lidhje me FETO/PDY-në, kanë dalur në pah të dhëna rreth strukturimit të FETO-s edhe në Forcat Ajrore.
Piloti i dyshuar lejtnanti O.S., në deklaratën që ka dhënë në Deparatamentin Kundër Trafikimit dhe Krimeve të Organizuara në Drejtorinë Policore të Qytetit, ka thënë se disa praktika në Shkollën Luftarake Ajrore bëheshin në mënyrë që struktura FETO/PDY në njëfarë mënyrë largonte nga shkolla nxënës që nuk u përkisnin atyre dhe përpiqeshin që në Forcat e Armatosura Turke të trajnonin vetëm njerëz të tyre.
Ai ka theksuar se komandantët i kishin thënë se nuk do të bëhet pilot për shkak se ka të dashur. O.S. më tej shtoi se nuk i informonte pjesëtarët e organizatës në lidhje me shoqërinë e tij, nuk është ndarë nga e dashura dhe se nuk i është bindur organizatës dhe për këtë arsye ka qenë i ndëshkuar me dënime të ndryshme, si moslejimi për të dalë gjatë fundjavës.
O.S po ashtu ka treguar se majori nga ekipi MAK që ka sulmuar hotelin e presidentit Erdoğan ka filluar t’u japë dënime.
Kriteri më i rëndësishëm për t’u bërë pilot, “nënshtrimi ndaj organizatës”
Duke theksuar se deri në mbarimin e shkollës ka qenë subjekt i shumë ndëshkimeve, O.S. tha:
“Taner Berber, i cili më ndëshkonte, në dëftesë më vlerësoi me fjalët: ‘Nuk mund të kryejë detyrë në vende kritke. Nuk mund t’i besohet. Është pjesëtar i personelit që duhet përcjellë. Ka disiplinë të dobët. Nuk mund të kryejë detyrën i vetëm’, e këto janë vlerësimet më të këqija që mund t’i pranojë një oficer. Krahas që mora dëftesën me vlerësimin më të keq, po ashtu më penguan të bëhesha pilot atë kohë, duke marrë si arsyetim raportin shëndetësor të vitit të katërt, ku thuhej se kam probleme me zemrën, edhe pse unë nuk kisha asnjë problem me shëndetin”.
O.S. më tej tregoi se është vënë me detyrë në njërën nga klasat më të këqija ku mund të punohet në komandën e Forcave Ajrore. “Sipas përvojave të mia, supozoj nga viti 2006, të hysh në trajnimin për pilot apo ta mbarosh atë me sukses, duhej të ishe pjesë e organizatës. As kjo nuk ishte e mjaftueshme. Duhej nënshtrim i plotë ndaj organizatës. Madje kam dëgjuar se një kadet ishte bërë pilot edhe pse nuk e kishte gishtin tregues”, vazhdoi ai.
Krahas kësaj, O.S. ka bërë të ditur se kur nisi me trajnimin klasor, një nga eprorët e ‘xhematit’ (organizatës) kërkoi nga ai 20 përqindëshin e pagës, duke shtuar se ka përjetuar shumë probleme për shkak se në organizatë nuk ka kontribuar me ndihma financiare dhe nuk i është bindur plotësisht.
.