15,06,2024

Të mërkurën, premiera “Kopraci” në Teatrin “Adriana”

Must Read

Të mërkurën më 24 prill 2019 nga ora 20:00 në Teatrin “Adriana” shfaqet premiera e kryeveprës botërore, komedia “Kopraci” e Molierit me regji nga Elmaze Nura.

Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi,Vjosa Abazi,Jajush Ramadani,Blin Sylejmani,Ali Krasniqi,Milot Salihu,Uratë Shabani,Sherif Bega dhe Doruntinë Xhemajli.

Harpagoni është kryepersonazhi i shfaqjes, një person egoist që grumbullon para sa më shumë të jetë e mundur. Asnjë shumë parash nuk do të jetë mjaft e madhe për të që të mjaftohet. Ai është gjithmonë paranojak, gjithmonë në prag të shndërrimit totalisht në një njeri të pandjeshëm nga dashuria e tij për para.

Por, edhe kur bëhet fjalë për dashurinë, ai prapë e vë veten në rend para djalit të tij Kleantit dhe është në gjendje që të martohet më të dashurën e djalit të tij, me të bukurën Marianë, pa i ardhur fare keq që po hyn në mes të një dashurie të brishtë dhe të pastër të dy të rinjve. Ndërsa sa për para edhe vajzën e tij Elizën, është në gjendje ta martojë me një njeri të vjetër, vetëm për faktin se ai është i pasur. Ashtu si në shumë komedi të bukura, Kopraci fokusohet në martesë, si një simbol i konfliktit dhe zgjidhjes së lumtur. Kur njerëzit nuk mund të martohen me ata që duan, doza e konfliktit shumëfishohet. Në komedinë “Kopraci” autori i madh botëror, Molieri, na ballafaqon fytyrën e të keqes dhe të mirës.

“Edhe pse një ndër veprat më të mira të klasicizmit, Kopraci i flet kohës dhe mentalitetit tonë në të gjitha nivelet. Lajkat dhe lajkatarët i takojmë çdo ditë, dhe në këtë vepër ky është fenomen”, shprehet regjisorja, profesoresha e Regjisë Elmaze Nura, duke shtuar se, siç thotë edhe vetë autori, “nuk është faji i atyre që bëjnë lajka, por i atyre që i pranojnë dhe ua ka ëndja ato”.

Reprizat e shfaqjes janë më 25 dhe 26 prill

Asistente e regjisë është Fata Hyseni, skenograf Zeni Ballazhi, Kostumet nga Alma Krasniqi, ndërsa muzika është bërë nga Gëzim Hasani. Ndriçimi është bërë nga Hajrullah Elezi, ndërsa Mjeshtër skenografie, Avni Ajvazi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , nënoficeri, Rreshteri i parë i FSK-së Muhamet R. Beqiri

Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterit i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img