23,12,2024

Të dënuarit për terrorizëm mbahen nën vëzhgim

Must Read
Burgu i Dubravës

Ai tha se ata janë të disiplinuar dhe po mbahen nën vëzhgim. Zogaj tha se nëpër qendrat korrektuese të Kosovës janë 1600 të burgosur ose rreth 1 për qind e popullsisë rezidente

Deri më tani, nëpër burgjet e Kosovës nuk është vërejtur asnjë shenjë e përhapjes së radikalizmit nga imamët dhe të burgosurit e tjerë që kanë pasur lidhje me grupet ekstremiste islamike.

Kështu deklaroi në intervistën dhënë “Zërit” u.d. i drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Sipas tij, Kosova nuk po rrezikohet nga përhapja e ideve ekstremiste fetare në burgje dhe se të gjithë të dënuarit për terrorizëm janë në vëzhgim të Shërbimit Korrektues.

Ai tha se në Kosovë janë rreth 1600 të burgosur të dënuar për vepra të ndryshme penale, apo marrë në përqindje me popullsinë rezidente i bie se rreth 1 për qind e popullit është brenda grilave.

Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova ka më pak të burgosur për kokë banori sesa shtetet fqinje.

Ai ka folur edhe për kushtet të cilat janë në burgjet e Kosovës, vështirësitë më të cilat ballafaqohet Shërbimi Korrektues e po ashtu edhe për sigurinë në burgjet e Kosovës, përfshirë edhe kontrabandën.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img