27,04,2024

Deputetët sot shqyrtojnë licencën për kompaninë e Wesley Clark-ut

Must Read
Kuvendi i Kosovës

Seanca do të fillojë në ora 10:00, ku do të diskutohet edhe për licencën e kompanisë së gjeneralit Wesley Clark. Deputetët pritet të deklarohen me vota, nëse Qeveria duhet të hyjë në negociata me kompaninë “Envidity Energy”, si dhe “SharrCem”.

Ja rendi i ditës:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
  5. Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
  6. Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 6 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
  7. Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
  8. Shqyrtimi i Propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,
  9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika,
  10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img