28,04,2025

Tash e tutje regjistrimi i veturës mbetet te blerësi, ndryshon edhe kufiri i automjeteve të importuara

Must Read

Në mbledhjen e mbajtur sot nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik i Kuvendit të Kosovës janë miratuar dy vendimi. Tani e tutje me bartjen e automjetit te blerësi, bartet edhe regjistrimi i mbetur.

Poashtu, komisioni e ka ndryshuar edhe kufirin e vjetërisë së veturave të importuara.

 

Komisioni ka vendosur që kufiri nga 10 vite sa ishte deri tash, të rritet deri në 15 vjet për importimin e një veture.

“Në Komisionit për Zhvillim Ekonomik, sot është votuar që bashkë me bartjen e pronësisë së automjetit të bartet edhe regjistrimi i mbetur. Është votuar për liberalizimin e tregut të kontrolleve teknike. Kjo nënkupton që qytetarët mund ta bëjnë kontrollin teknik të automjetit në gjithë territorin e Kosovës, e jo veç në komunën e caktuar, siç ka qenë deri me tani. Po ashtu është hequr kufizimi për certifikimin e kontrolleve të reja teknike” shkruan Muharrem Nitaj në njoftim./Indeksonline

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img