Në kuadër të “Ditëve të Biznesit”, ku sot u mbajt konferenca informuese me bizneset e rajonit të Ferizajt, organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, kishte edhe një propozim i cili mundë të sfidoi edhe korridorin e tetë dhe të dhjetë.
Svarqa ka kërkuar lidhjen e dy autostradave përmes tunelit të Jezercit me një gjatësi prej 5 kilometrash.
“Kam kërkuar që me një tunel përmes maleve të Jezercit me një gjatësi perj 5 kilometrave të lidhen dy autostradat, ajo “Ibrahim Rugova” dhe autostrada “Arbën Xhaferri” e cila do të zvoglonte qasjen mes tyre për 22 kilometra .Ky do të ishte një projekt i cili do të sfidonte edhe korridorin e tetë dhe korridorin e dhjetë” ka thënë Svarqa me këtë rast.