21,12,2025

Suspendohet mjeku në QKUK, nuk u gjet në vendin e punës

Must Read

Specialisti i kirurgjisë në Klinikën e Urologjisë në QKUK, Fahredin Veseli është suspenduar nga vendi i tij i punës, për shkak të neglizhencës së orarit të punës nga ana e tij.

Suspendimi i tij ka ardhur për shkak se gjatë inspektimit nuk është gjetur në vendin e punës

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zyra e drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu.

“Zyra e drejtorit të përgjithshëm e SHSKUK, ju konfirmon se dr. Fahredin Veselaj, specialist i urologjisë është larguar përkohësisht nga puna, meqë me datë 11.09.2018, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, dr. Basri Sejdiu, gjatë inspektimit në kujdestari, kishte konstatuar se, edhe pse figuronte kujdestar, i njëjti nuk ndodhej në vendin e punës. Lënda është proceduar në komisionin disiplinor i cili do të marrë vendim”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Telegrafi ka mësuar se kirurgu Veseli është suspenduar për gjashtë muaj. Po ashtu Telegrafi ka provuar të kontaktoi edhe me kirurgun Fahredin Veseli, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img