07,05,2024

Drejtori i PK’së: Policët nuk do të rrinë në kafe dhe nuk do të shkojnë në kisha e xhamia

Must Read

Në emisionin Frontal të Televizionit 7, drejtori i ri i Policisë, Reshat Qalaj, ka thënë se ai do të vë disiplinë në Polici.

Qalaj thotë se gjatë orarit të punës nuk do të qëndrojnë nëpër kafiteri, transameton Gazeta Expreess.

“Dua të mbahem mend për diciplinen që do ta sjellë në Policinë e Kosovës. Asnjë poli të mos qëndroj në kafiterisë”, ka thënë Qalaj.

Ai thotë se gjatë orarit të punës një polic mund të shihet në kafiteri vetëm pasi të marrë leje paraprake, nëse ai ka ndonjë takim pune që duhet ta zhvillojë në ndonjë nga kafiteritë.

Po ashtu, Qalaj ka thënë se problem tjetër është shkuarja e policëve në kisha e xhamia.

Ai thotë se nuk ka rregull që e ndalon shkuarjen në objekte fetare për lutje gjatë orarit të punës, megjithatë kjo sipas Qalajt nuk është e dëshirushme, pasi nuk mund të jenë plotësisht në krye të detyrës. /Express/.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img