29,04,2024

Stopohet plani për rrënimin e Kishës shekullore në Ferizaj

Must Read

Kisha katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj ruan historinë jo vetëm të qytetit. Por prijësit e saj nuk duan ta ruajnë vetë Kishën.

Tash tetë vjet, zyrtarët e këtij institucioni fetar s’kanë hequr dorë prej nismës për rrënimin e objektit të ndërtuar më 1926. Por tashti, institucionet e trashëgimisë kulturore ua kanë refuzuar kërkesën për “restaurim”. Kërkesa e Kishës e bërë nëpërmjet Komunës së Ferizajt është stopuar nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Nëntë anëtarë të Komisionit të këtij instituti kanë votuar kundër projektit. Në “refuzimin e projektit ideor për rikonstruimin e kishës katolike ‘Engjëlli i Rojës’ në Ferizaj” qartësohet se nuk bëhej fjalë për restaurim. Kërkesa për miratim të projektit ideor ishte bërë duke shpërfillur Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Ferizaj. Kisha Katolike kërkesën e kishte drejtuar nëpërmjet Drejtorisë për Kulturë të këtij qyteti. Ishte nënshkruar nga zyrtari për trashëgimi dhe muze, Ilir Bytyqi. Por projekti nëpërmjet të cilit ruhej vetëm një mur i objektit ekzistues dhe pjesa tjetër rrafshohej për t’u ndërtuar një kishë e re, nuk ka kaluar, shkruan Koha Ditore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img