12,05,2024

SQARIM për numrin e rasteve pozitive me COVID-19 në Ferizaj të konfirmuara sot nga IKShPK

Must Read

Bashkëqytetarë, nga raporti zyrtar që kemi pranuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, na janë njoftuar DY raste të reja të konfirmuar pozitiv me virusin COVID-19 në Ferizaj. Ky raport përmban edhe emrat e adresat e të infektuarve, mirëpo për arsye konfidencialiteti nuk janë publike. Pra, raporti zyrtar flet për dy raste, ndryshe nga IKShPK që në komunikatën për media nxjerr vetëm një rast.

Kjo gjë fare lehtë mund të vërtetohet nga lista/raporti i dërguar nga IKShPK në adresë të Komunës së Ferizajt.

Kemi obligimin profesional e përgjegjësinë ligjore për raportim të drejtë e të mbështetur mbi burime zyrtare, andaj një gjë e tillë është e mbështetur tërësisht në dokument zyrtar.

Për këtë gabim të njëanshëm kemi njoftuar edhe IKShPK-n e cila presim të reagoj duke korrigjuar njoftimin. Urojmë që zero raste të jenë vazhdimisht në Komunën e Ferizajt, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt ndan 260 serra për ferizajasit

Komuna e Ferizajt, respektivisht Drejtoria e Bujqësisë ka bërë publikimin e përfituesëve të serrave 50 m2 për vitin 2024. Ky...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img