28,11,2024

Specialja reagon për lirimin e Azem Sylës: Nuk kemi obligim të mbajmë evidencë për arrestet

Must Read

Prokuroria Speciale ka reaguar përmes një komunikate në lidhje me shkrimin e Kallxo.com “Lirimi i Azem Sylës, Prokuroria Speciale neglizhoi paraqitjen e kërkesë për arrestin”, duke e cilësuar këtë shkrim si “kundër rregullave të etikës së gazetarisë”.

Sipas këtij sqarimi, shkrimi i Kallxo.com tregon se “Prokuroria Speciale e neglizhoi paraqitjen e kërkesës për arrestin e Azem Sylës dhe se kryeprokurori PSRK-së, dhe përfaqësuesi i PSRK-së, i ngarkuar për media Sylë Hoxha, për këtë kanë dëgjuar nga mediat”.

Për më tepër, përmes të njëjtit sqarim ka njoftuar opinion se Prokuroria Speciale nuk ka për obligim që të mbajë evidencë për kohën kur të akuzuarve u ndërpritet paraburgimi.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se Prokuroria nuk ka për obligim: Që të mbaj evidencë tek ndërtesat ku mbahen të pandehurit në paraburgim, kur, kujt i ndërpritet paraburgimi, e as para dyerve të shtëpive të të pandehurve kur u ndërrohet  arresti  shtëpiak”, thuhet në sqarimin e Prokurorisë Speciale dërguar mediave”, thuhet në reagim.

Gjithnjë sipas këtij sqarimi, Prokuroria Speciale nuk ka pranuar ndonjë vendim në lidhje me ndërprerjen e arrestit shtëpiak për Azem Sylën.

“Deri më tani PSRK-ja, nuk ka pranuar  vendim të gjykatës se të pandehurit Azem Sylës i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak”, thuhet në këtë sqarim.

Deklaratat e Prokurorisë speciale bien ndesh me ato çfarë janë thënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë në arsyetimin e tyre për lirimin e Azem Sylës.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img