29,04,2024

Kryeministri kroat dhe Merkel diskutojnë për Kosovën: Prekja e kufijve e hap Kutinë e Pandorës

Must Read

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, në një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel kanë diskutuar rreth çështjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.
Plenkoviç ka thënë se Kroacia është pro arritjes së një marrëveshjeje paqësore ndërmjet të dyja vendeve duke thënë se çfarëdo prekje e kufijve do të hapte Kutinë e Pandorës.

Pas takimit me kryeministrin kroat Plenkoviç, kancelarja gjermane Merkel ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka folur rreth arritjes së një marrëveshjeje ndërshtetërore me Kroacinë.

“Ne jemi miq shumë të afërt të vendit tuaj. Plani i veprimit është në fazën përgatitore dhe jemi duke punuar në detaje”, ka thënë Merkel pas takimit me Plenkoviç, transmeton Express marrë nga mediumi kroat ‘Dnevnik’.

Ndërkohë, kryeministri kroat ka shpjeguar se ky plan do të nënshkruhet në muajt e ardhshëm në nivel të ministrave të Jashtëm.

“Ne jemi të fokusuar për të nënshkruar planin e veprimit, një dokument që do të definonte nivelin e bashkëpunimit dhe do të kompletohet në muajt e ardhshëm. Ne gjithashtu kemi diskutuar edhe planet e ardhshme, derisa Kroacia dhe Gjermania do të udhëheqin Bashkimin Evropian në vitin 2020”, ka thënë Plenkoviç.

Ai, gjithashtu, ka treguar se kanë diskutuar edhe raportet e Kroacisë me fqinjët, specifikisht me Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për rritjen e kualitetit të jetës për kroatët që jetojnë në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka thënë Plenkoviç.

Kryeministri kroat, gjithashtu, ka thënë se kanë diskutuar për emigrantët, duke nënvizuar se rreth punës së migrimit kanë një bashkëpunim të mirë.

“Jeni duke punuar jashtëzakonisht mirë me kufijtë, do t’ju përgëzoj”, ka thënë Merkel, duke shtuar se të dyja vendet po punojnë bashkë për ta forcuar eurozonën.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img