27,12,2024

‘Skënderbeu’ i kushton shtetit shqiptar 1.86 miliardë lekë

Must Read
skenderbeu

Kjo është vlera e monumentit të Heroit Kombëtar pranuar nga Gjykata e Tiranës. Nuk bëhet fjalë për një çmim shitje të skulpturës simbol kombëtar, por 1.86 miliard lekë të vjetra është vlera e dëmshpërblimit për pronësinë e të drejtës së autorit të kësaj skulpture nëse shteti shqiptar do të vazhdojë ta përdorë atë.

Ka qenë Floriana Paskali e bija e skulptorit që ka paditur shtetin shqiptar me pretendimin se imazhi i kësaj skulpture është përdorur pa lejen e autorit si “Watermark” në faqet e vizave të pasaportës së re biometrike që përdorim aktualisht. Gjykata ka pranuar të dëmshpërblehet trashëgimtarja e skulptorit të ndjerë Odhise Paskali.

Në seancën e 22 nëntorit 2016, gjykatësja Brunilda Kadi ka vendosur të pranojë kërkesën e paditëses Floriana Paskali e bija e Odhise Paskalit për përcaktimin e shumës së kërkuar si dëmshpërblim në vlerën e 186,308,533 leke (njëqind e tetëdhjetë e gjashtë milion e treqind e tetë mijë e pesëqind e tridhjetë e tre lekë).

Muaj me parë ajo kërkoi me Gjykatë nga shteti shqiptar dëmshpërblim për përdorimin pa të drejtë autori të veprës së babait të saj në faqet e pasaportave biometrike pronë e shtetit shqiptar.

Në padinë e një viti më parë më 17 shkurtit 2015, Floriana Paskali kërkoi që Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë , Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme “të dëmshpërblejë trashëgimtarët e të ndjerit Odise Paskali (Skulptor i Popullit) për dëmin e shkaktuar nga shkelja e të drejtës ekskluzive të shfrytëzimit të veprave artistike bust i Skendërbeut, vepër me autor O.Paskali e vitit 1939, dhe Monument i Skënderbeut, vepër e Odhise Paskali me bashkëautorë, të stampuara në pasaportat biometrike, pronë e shtetit shqiptar.

Ky proces tashmë ka ezauruar në gjykatë plotë 29 seanca dhe ende nuk ka një vendim përfundimtarë, por në rast të pranimit të padisë në themel shuma që do duhet t’i paguhet vajzës së skulptorit është pranuar tashmë nga gjykata.

Seanca e radhës është caktuar më 5 dhjetor dhe gjykata ka kërkuar nga Floriana Paskali të paraqesë kërkesën se si ajo do të përllogaritet përfitimi monetar i saj për pasaportat biometrike të prodhuara me imazhin e bustit të Skënderbeut pas datës 30 Prill 2016.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img