28,11,2024

Skënder Hyseni: Në Kosovë, rezultatet e luftimit të ekstremizmit të dukshme

Must Read
Skënder Hyseni

“Ekstremizmi i dhunshëm që shpesh herë përfundon me akte terroriste, radikalizimi i shoqërive të ndryshme nuk janë problem ekskluzivisht i një vendi por janë problem transnacionale dhe rrjedhimisht kërkojnë një koordinimi transnacional dhe bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar, nëse duam të jemi të suksesshëm në adresimin dhe luftimin e këtij fenomeni”.

Hyseni duke folur në Asamblenë Parlamentare të NATO-s Rose-Roth që po mbahet në Prishtinë ka përmendur edhe sulmin e 11 shtatorit në Kullat Binjake në New York.

“Kishte një percepsion se kjo ka të bëjë me Amerikën dhe jo pjesën tjetër të botës, percepsion i gabuar tërësisht”.

“Historia e mëvonshme e ekstremizmit të dhunshëm ishte një dëshmi e dhimbshme dhe e tmerrshme se ishte percepsion i gabuar sepse manipulimi i doktrinave mbi çfarëdo baze ideologjike për qëllime politike apo material janë më shumë se transnacionale prandaj edhe bota e ka pasur të vështirë të përcaktojë një sfond të shkaqeve, cilat janë ato shkaqe që bëjnë një grup të radikalizuar”.

Ministri Hyseni ka folur edhe për ekstremizmin e dhunshëm dhe praninë e tij në Kosovë duke thënë se Kosova ka arritur sukses në luftimin e këtij fenomeni, njofton Klan Kosova.

“Në Kosovë ka një vit që kemi aprovuar Strategjinë Kombëtare për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit, kemi aprovuar edhe Ligjin për ndalimin e shkuarjes së kosovarë në luftëra të huaja”.

“Në 1 vit nuk kemi regjistruar asnjë rast të shkuarjes së qytetarëve në konflikte të jashtme. Në fund të muajit shtator, kemi gjashtë raste, dy kemi konfirmuar se kanë arritur të shkojnë përmes rrugëve të ndryshme”.

“Nuk përjashtojmë mundësinë që ndonjë i radikalizuar të gjejë rrugë të treta, sidoqoftë rezultate janë të prekshme dhe të dukshme dhe janë rezultat i Strategjisë Nacionale për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm përkatësisht planit të veprimit të kësaj strategjie”.

Ai ka thënë se ”Kosova ka demonstruar se pothuajse askush tjetër më shumë në Ballkanin Perëndimor gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe rezultatet janë evidente”.

Ai ka thënë se në Ministrinë e Punëve të Brendshme është duke u punuar  në këtë aspekt në spektrin social e politik, duke përfshirë bashkësitë fetare, shkollat dhe shoqërinë civile, shkruan ShqipëriaIme

“Përballja efikase me pasojat ka ndikim parandalues po synim është që të parandalojmë pasojat dhe të intervenojmë sa më herët që është e mundshme përmes fushatave të ndryshme në shkolla, xhami, kishë dhe këtë po e bëjmë çdo ditë”.

“Kosova dhe shqiptarët i shquan sensi për harmoni fetare dhe ne jemi të vendosur që këtë sekularizëm dhe këtë kulturë e harmoni e mirëkuptim fetar ta ruajmë me çdo kusht”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img