30,12,2024

Skandal në Shqipëri, Prokurori korruptohet me 18 mijë euro (Video)

Must Read

Por si nis e gjithë historia? Denoncuesit, i cili trokiti në emisionin investigativ “Stop”, i transferuan me bankë nga jashtë shtetit drejt Shqipërisë 120 mijë euro. Pas një indicie nga Krimi Ekonomik kjo shumë iu bllokua. Çështjen e kishte në dorë ky prokuror.

Dhe për të marrë atë që i takonte, pasi me dokumente ai kishte vërtetuar se ishin “para të pastra”, iu desh të paguante plot 18 mijë euro për prokurorin.

Ky i fundit, prokurori Ardian Braho, i merr lekët (pamjet që duken në videon e fshehtë) nëpërmjet oficerit të policisë gjyqësore, Fatosit. 

Qytetari: Si ia kalove? Mirë?
Unë do pyes për atë Ardian Braho, Fatosi ç’kam me i dhënë disa dokumenta.
S’e di a zbresin poshtë t’i marrin, apo do ia çoj sipër?  Pyeta për atë Ardianin. Ardian Braho. Fatosi ka me më dhënë disa dokumenta.

Recepsionisti: O zotëri nuk po të marr vesh. S’po të marr vesh ça. Njëherë Ardiani, njëherë Fatosi. l

Qytetari: O Ardiani, o Fatosi cilido.
Recepsionisti: Fatosi?
Qytetari: Po. Po, se kam me i dhënë dokumentet. A të shkoj sipër, a vijnë i marrin poshtë?
Më është stakuar telefoni. A të erdhi mesazhi? A të erdhi mesazhi?
Oficeri : Jo. E pata në…
Qytetari: Jo. Se s’mund të thirr më është blloku telefoni. Shif a të ka ardh mesazhi, mesazhi të ka ardh që në mëngjes. Kam marrë operatorin (telefonik).
Oficeri: Ç‘a bone ti?
Qytetari: Si kalove? Unë thashë n.q.s ashtu me ardh me të taku. Erdha i thashë atij që kshu kshu.
Oficeri: Më tha Ardiani do vijë të takojë ai.
Qytetari: Ç‘a bone ti? A fole me atë a s’fole a ç’a?
Oficeri: Fola. I thashë. T’u prit ato tha, shkresat.
Qytetari: Po sa ditë me një fjalë mbasi?
Oficeri: Sot, sot.
Qytetari: Jo dakord dakord për ashtu, por mbasi të… Kur mund ta çojmë prapë?
Oficeri: Sot, o sot direkt.
Qytetari: Po kshu me një fjalë po të shkoj unë mbaroj punë tashi mund të shkoj tek banka. Janë të lira lekët mbasdite?
Oficeri: Nuk është mirë me tërheq sot gjë atje bo muuu kjo punë. A kupton?
Qytetari: Jo, jo.
Oficeri: Çdo lëvizje duket është e dyshimtë.
Qytetari: Jo, po dakord po p.sh, unë të thashë dhe atë ditë po të ishin lekët të pista, s’e çaja kokën.
Më tha edhe Ardiani do t’i çoj një shkresë edhe do kthehet përgjigje. Mrena dy tre javëshit po them kthehet përgjigja.
Ajo besoj që a kthy ka nja një muaj e ca.
E ka pa që nuk janë lekë të pista, janë lekë pune.
Oficeri: Ore ti imagjino të kishe pas rekorde krminale e kishin harru ato e kishin kalu në favor të shtetit.
Të kishe pas e zëmë…
Qytetari: Të kishin qenë lekë të pista s’vija as unë me i kërku. Po n.q.s unë çoj 10 (mijë euro) sot, 8 (mijë euro) atë ditë që të bëhen 18 (mijë euro) në fund. A është në rregull?
Kam me shku me takku edhe nja dy miq, se të thashë unë s’mundem të marr. Unë vetëm 3000 (euro) kam.
Oficeri: Jo, jo nuk bëhet. Po s’u bë sot, ngelet për nga shtatori.
Qytetari: Unë thash t’i jap kështu (paratë).
Oficeri: Jo pra s’jam t’u i marr unë copa-copa (paratë) o burrë. E di sa frikë e kam këtë punë.
Hyj unë në siklet për punët e të të tjerëve për syt të ballit. Për kokë të fëmijëve, a kupton? Se secili ka telashet e veta. Ç‘a më duhet mu?
Qytetari: Me një fjalë mrena javës tjetër është e sigurt domethënë
Oficeri: Sot shkon shkresa direkte, hiqet sekuestro, e ke të lira, janë të tuat. Çështja pushohet. Merr vendimin e pushimit. Jo me mua s’ke punë asnjë gjë.
Qytetari: Rregulloheni ju vet, a kupto?
Oficeri: Ore unë asnjë qindarkë, nuk prek gjë. Sikur të duan ato me shku me ia lënë aty.
Grup 0 grup, e shkoj në punë teme. S’merrem unë me atë punë. Kam bizneset e mia. S’kam kohë me u marr me atë punë.

Oficeri: Pasha zotin jemi bo me hije me këto punë mor q… kur të shkoj t’i çoj.

Qytetari: Për të numëru s’i kam numëru siç m’i kanë dhënë. Pesë (mijë euro). T’i jap me gjithë letra se kshu i kishin bërë gati. 10 (mijë euro), 15 (mijë euro). Këtu dueht të kesh 3 (mijë euro), janë të hapme. Duhet të kesh 3 (mijë euro). Po mungun, po ashtu… Po mungun as uën s’i kam numëru.

Oficeri: Po ma dhe na një kafe si i thonë, mirë. Po s’ma dhe , prap një qind mijë herë faleminderit.

Qytetari: Mrena javës…
Oficeri: Shiko javën tjetër, sot i lëshojnë…
Qytetari: Jo tani s’kam kohë më thënë, se do iki.
Oficeri: Është e mbarume ajo punë veç bëje pushim kur të vij i merr krejt.
Qytetari: Me një fjalë do i marr, të shtunën tjetër jam i marrë.
Oficeri: Po, po pa merak. Faleminderit! /tvklan.al

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img