17,11,2024

S’ka BE për ata që rrahin gratë

Must Read

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, thotë se integrimi euroatlantik i Kosovës varet domosdoshmërisht nga ndëshkimi i dhunës ndaj grave, shkruan Gazeta Express,

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka shkruar se nëse Kosova ratifikon konventën për mbrojtjen e grave nga dhuna, atëherë ky do të jetë një matës i mirë se sa dëshiron lidershipi i vendit që Kosova të avancojë në integrimin euroatlantik.

“Kërkoj nga Kosova të ratifikojë Konventën e Stambollit për evitimin e dhunës ndaj grave. NËse Kosova mund të marrë këtë hap, liderët dërgojnë mesazh të qartë se jeni të gatshmë për integrimin euroatlantik”, ka shkruar Konsett, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, ambasadori Kosnett, që nga marrja e detyrës së tij në krye të misionit amerikan në Kosovë, ka apeluar për avancimin e grave dhe ndërshkimin e dhunës ndaj tyre.

Ndërkaq, në Kosovë vazhdojnë të raportohen raste të shumta të grave që janë viktima të dhunës në familje dhe jashtë saj. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img