24,04,2024

Situata e sigurisë në Komunën e Ferizajt, vazhdon të mbetet e qetë dhe stabile

Must Read

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë të enjte ka mbajtur mbledhjen e këshillit komunal për siguri në bashkësi (KKSB).

Me këtë rast kryetari i komunës, anëtarët e këtij këshilli i njoftoi se situata e sigurisë në qytetin e Ferizajt, është e qetë dhe stabile.
Sipas tij ka ulje të shkallës së krimit dhe kjo po ndodh edhe pas realizimit të projektit shumë të suksesshëm të kamerave të sigurisë në qytetin tonë.

Për situatën e sigurisë në qytetin e Ferizajt, ka folur edhe komandanti i stacionit të policisë në Ferizajt, Qazim Reka. Ai ka falënderuar më këtë rast edhe qytetarët ferizajas që janë shumë bashkëpunues me Policin e Kosovës dhe kjo po bënë që krimi në qytetin e Ferizajt të vazhdojë të bije vazhdimisht.

Në këtë mbledhje është diskutuar po ashtu edhe vendimin e fundit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt për heqjen e shpenzimeve të varrimit për të qytetarët ferizajas, për prerje ilegale të pyjeve dhe çështje të shumta sa i përket arsimit, por edhe infrastrukturës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img