11,11,2025

Simiq: Marrëveshja për targat, zgjidhje e mirë

Must Read
Lideri i Listës Serbe, Slavko Simiq

Simiq i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve ” Tanjug” se ekipi negociator i Beogradit në bisedimet e djeshme në Bruksel ka parandaluar futjen e reciprocitetit nga ana e Prishtinës më 15 nëntor.

“Unë mendoj se është arritur një marrëveshje e  drejtë dhe mendoj se dialogu nuk ka fitues, dialogu është zgjidhja dhe ekipi  ynë negociator i udhëhequr nga Marko Gjuriq ka gjetur zgjidhje ideale për serbët në Kosovë “, tha Simiq,

Ai përshëndeti përparimin në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , siç përcjell Klan Kosova, duke theksuar se ajo që u arrit të mërkurën në Bruksel lejon shumë më tepër liri të lëvizjes për qytetarët serbë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, të dyja shtetet do të përdorin letërngjitëse të bardha për tabelat e automjeteve aplikimi i të cilave do të fillojë më 15 nëntor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KEDS, punime në rrjet. Këto pjesë të Ferizajt do të kenë ndërpreje të rrymës 8 orë

Punime në projekte investive 1. Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet: Dalja 10kV Drejtimi i Sillosit (kodi: 40041001) prej orës 09:00...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img