27,12,2024

Si vishemi

Must Read

Rrobat, garderoba, stilet apo trendet, kreatorët dhe modelet, janë një sferë preokupimi dhe mjaft shumë e ndjekur anë e mbanë nga të gjitha moshat, e të rinjtë veçanërisht.
Mundësia për të kompletuar botën tonë të brendshme përmes dukjes së jashtme është sforcuar me mundësinë për furnizime në shitore të shumta me çmime prej më të ndryshmeve.
Si vishemi është një temë që gjithherë ka involvuar komente e debate të cilat janë kufizuar sidomos në bisedat tona private.
Komentet në publik përfshihen nëpër media e rrjete sociale me ç’rast komentohet dukja dhe veshja e artistëve apo përgjithësisht njerëzve nga ekranet.
Personazhet nga ekrani nga cila do lëmi shpeshherë bëhen inspirim për veshjen tonë të përditshme duke përjetuar një ëndërr dëshirë – të jemi apo të bëhemi si ta.
Modeli i tyre nëse është apo jo pikërisht ai i duhuri rezulton të jetë i pa vlerësuar me maturi pasi që nuk ka konkurrencë as reagime të mjaftueshme “opozitarë”.
Janë raste sporadike kur kam vërejtur ndonjë grua – nënë të ketë reaguar ndaj veshje-zhveshjeve për të mbrojtur fëminë e saj nga degradimet morale përmes pamjes.
Si vishemi nëpër dasma
A ka ndonjë rregull te na se si kush duhet të vishet në dasma? Ka diçka. Psh. Nusja veshë fustan e vello të bardhë. Po e ndërroi fustanin e bardhë nusja në po të njëjtin aheng vështirë është të dallosh cila është nusja e kush është anëtari i familjes.
Konkurrenca dhe mungesa e një rregulli të përfillshëm në veshje ka bërë që shumë nga të rejat në disa mjedise të duken më nuse se vet nusja.
Në të pame
E pamja siç e quajmë ne vizitën për të shprehur ngushëllime në raste të caktuara është një dukuri mjaft e theksuar d.m.th. një moment që ndajmë pikëllimet dhe vuajtjet e njëri tjetrit në mënyrë kolektive.
Veshja në këto raste nuk ka ende asnjë lloj principi apo norme . Të gjithë vishen si të jetë pikëpamja e tyre e ngushtë qoftë familjare , personale apo pikëpamje tjera.
Në rastin kur je vizitorë, pikërisht mungesa e një norme të veshjes nuk të jep indikacion se nga duhet të fillosh përshëndetjen ngushëlluese dhe kujt duhet të iu drejtohesh së pari.
Dihet vetëm një renditjeje gjatë pritjes që shpeshherë nuk ka rregull strikt.
Në raste të pames veshja ka shumë rëndësi dhe assesi nuk përkon me pamje të cilat i hasim siç janë fundet e shkurta , dekoltetë dhe takat e larta apo të ngjashme.
Në vendet e punës.
Nëpër vendet e punës duhet të respektohet kodi i etikës , kuptohet nëse ekziston.
Të mos vishemi shkurt , ngushtë , me të tejdukshme apo me dekolte. Me fjalë tjera sipas vendit edhe veshja, me uniformë apo veshje konform uniformës.
Ka raste të këtilla që i hasim në realitetin tonë.
Psh . motër medicinale, me minifund, me taka të larta me shumë grim dhe me “frizurë” të ngjeshur fort. Po mendoj se një veshje e tillë dhe pamje e tillë e ”sëmurë” më shumë pacientin.
Ose , mësuese me pantallona të ngjitura për trupi me bluzë që i plasë në trup, dhe taka që kërcasin sa herë që ecën nëpër klasë.
Vërtet këto janë gjëra që dekoncentrojnë vëmendjen e kujt do që është bashkëpunëtorë apo palë.
Vetë shkrimi është orientuar në masë të dukshme diskriminuese gjinore. Një e vërtetë është se meshkujt asnjëherë nuk përfolën negativisht për veshjet e tyre.
Në këtë rang mund të hyjnë vetëm të rinjtë adoleshent. Edhe këtu përfolën më tepër femrat.
Meshkujt janë ata që më pak reagojnë ndaj këtyre gjërave.
Psh. po të shikosh të rejat që shkojnë në shkollë të mesme vërtet të lënë një hamendësim të madh. Këto nxënëse a shkojnë në shkollë a “ në ditë të grave”?
Ndaj kësaj veshje më së shpeshti reagojnë profesoreshat sepse profesorët nuk shohin nga ai këndvështrim. Kodi i etikës është hiq i respektueshëm , askush nuk don as nuk din si të merret me ligjin apo udhëzimin administrativ. Dhe si përfundim mbetet , profesoreshat po na i kanë inati sepse profesori nuk po na thotë asgjë.
Ne mund të vishemi si të duam e si ndjehemi por edhe atëherë ka norma, e që janë norma njerëzore që moti moti janë përcaktuar. Por normat dhe rregullat në kontaktet zyrtare janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës.
Po të mos hasim në një përkrahje të gjithëmbarshme shoqërore për vënien e rregullave të veshjes dhe pamjes tonë në raste zyrtare atëherë ndryshimet janë larg.
Nëse ka reagime atëherë së paku mund të ia nisim me e bërë ndryshimin.
Përgatiti : Tahire Berisha Abazi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img