15,12,2025

Si u mor nën kontroll aeroporti për të ulur avionin e Erdoganit (Video)

Must Read

Një video e re, e publikuar nga Televizioni TRT, tregon momentin e përplasjes mes forcave të ushtrisë dhe policisë në Turqi, gjatë grushtit të dështuar të shtetit, në natën mes 15 dhe 16 korrikut. Kulla e aeroportit të Stambollit dhe ambientet e tij ishin marrë nën kontroll nga ushtria, që përpiqej të rrëzonte nga pushteti presidentin Rexhep Taip Erdogan. Por forcat e policisë, besnike të Erdoganit, ndërhynë për të çliruar aeroportin dhe në video shfaqet përleshja e bërë për të zotëruar kullën e kontrollit.

Ky veprim mundësoi që avioni i presidentit Erdogan të ulej në Stamboll dhe ai t’u fliste turmave të mbledhura.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mjegulla paraqet rrezik në komunikacion

Si pasojë e kushteve atmosferike, në rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img