16,01,2025

Si u arratisën dy të burgosurit nga Burgu i Dubravës

Must Read

Mëngjesin e së shtunës, dy të burgosur nga Burgu i Dubravës janë arratisur.

Sipas drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, dy të burgosurit e arratisur kanë qenë të pavijonit D dhe të dënuar për vjedhje të rënda.

Dy të burgosurit kishin shfrytëzuar kohën e hedhjes së mbeturinave për t’u arratisur.
“Mund të ju them se dy të arratisurit K. G, 29 vjeç dhe Sh. N, 62 vjeç janë arratisur më 9 shtator. Dy të arratisurit kanë qenë të dënuar për vjedhje të rënda. 29 vjeçi ka ardhur në burgun e Dubravës në maj, ndërsa 62 vjeçi ka ardhur në Dubravë në janar të këtij viti”, tha Thaçi.

29-vjeçari me inicialet K. G. është i dënuar me 8 vjet e 8 muaj e 25 ditë për veprën penale “vjedhje e rëndë”, ndërsa 62-vjeçari me inicialet Sh. N. është i dënuar me 3 vjet burgim për vjedhje të rëndë.

Sipas drejtorit të SHKK-së, Nehat Thaçi, për arratisjen e të burgosurve janë suspenduar dy gardianë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img