09,05,2024

Si të aplikohet për pakon emergjente për punëkërkuesit me kushte të rënda sociale?

Must Read

Udhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Ferizaj, z. Naim Gashi , ka njoftuar se bazuar në  Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Pakon Emergjente Fiskale,   Familjet që nuk kanë të hyra dhe janë të papunë të regjistruar në Zyrën e Punësimit mund të përfitojnë nga pakoja

Për më shumë informata mund të lexoni  kushtet dhe mënyrën e aplikimit për këtë pako emergjente.

N J O F T I M
Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Pakon Emergjente Fiskale, Nr.01/19, datë 30.03.2020 dhe Vendimin e Ministrit të Financave dhe Transfereve për Aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente datë 03.04.2020, konkretisht:

Masës 15 – Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130) EURO për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës, për muajin Prill, Maj dhe Qershor, në vlerë deri në tre milion (3,000,000.00) EURO dhe pikës 3 të sqarimit për këtë Masë, ju njoftojë që aplikimi për tu regjistruar si i PAPUNË do të bëhet në këto metoda:

  1. REGJISTRIMI ONLINE duke shfrytëzuar linkun e WEB faqes së Agjencisë së Punësimit, secilit punëkërkues do t’ju mundësohet marrja e shërbimeve përmes uebit. Po ashtu përmes uebit aprk.rks-gov.net do të bëhet regjistrimi i punëkërkuesve online (sqarim më poshtë).
  2. PËRMES E-MAILIT duke dërguar formularin e plotësuar (shkarko formularin nga aprk.rks-gov.net) tek Udhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Ferizaj, në e-mail adresën: naim.i.gashi@rks-gov.net nëse KENI PROBLEM me formularin i dërgoni këto të dhëna në e-mailin e shënuar më lart si: Numri i letërnjoftimit, emri, emri i prindit, mbiemri, data e lindjes, vendi i lindjes, vendbanimi i përhershëm, gjinia, etniciteti, statusi martesor, numri i telefonit mobil (OBLIGATIV), e-maili, adresa, statusi i punësimit, edukimi, profesioni, patentë shoferi, përvoja e punës, aftësitë e kufizuara.
  3. APLIKIMI FIZIK do të bëhet në Zyrën e Punësimit në komunën përkatëse për ata
    qytetarë, që kanë problem të aplikojnë sipas metodës 1 dhe 2 dhe bëhet në këtë mënyrë,
    duke marrë APLIKACIONIN NË FORM FIZIKE tek zyra pritëse apo recepcioni i Zyrës së
    Punësimit në komunën tuaj dhe të njëjtin pas plotësimit duke e dërguar në të njëjtin vend.
    Keni parasysh që kontakti me stafin e Zyrave të Punësimit nuk është i lejuar për arsye të
    shmangëjes së përhapjes së COVID-19.

SQARIME SHTESË:

  1. Kjo lidhet me metodën 1 të APLIKMIT (REGJISTRIMI ONLINE) – Webfaqja e Agjencisë së Punësimit shumë shpejtë do të jetë e çasëshëme për të gjithë aplikuesit (Punëkërkuesit) të cilët mendojnë që të marrin shërbime online, pasi që është duke u
    punuar në pjesën e regjistrimit online.
  2. Formularët dhe të dhënat e dërguara si përmes emalit po ashtu edhe në mënyrë fizike, duhet të jenë të qarta dhe komplete në të kundërtën do të merret si aplikimin jo i kompletuar;
  3. Punëkërkuesit në momentin kur regjistrohen sipas njërës prej 3 metodave të specifikuara më lart, nuk kanë nevojë për të kërkuar në formë fizike dëshminë e regjistrimit Vërtetimin në këtë kohë nga Zyra e Punësimit, pasi të dhënat e juaja që dëshmojnë që jeni regjistruar si të papunë do të dërgohen direkt tek institucionet përkatëse që realizojnë aprovojnë të drejtën e pagesës;
  4. Punëkërkuesit që kanë qenë ndonjëherë të regjistruar në Zyrën e Punësimit nuk kanë nevojë të APLIKOJNË PËR REGJISTRIM pasi që Agjencia e Punësimit të njëjtit nga punëkërkues PASIV do ti kthen në punëkërkues AKTIV çka merret si i regjistruar i rregullt;
  5. Punëkërkuesit duhet të ndjekin njërën nga 3 metodat për regjistrim, të specifikuara më lart, pasi që është e ndaluar që këshilltari të ju ofron regjistrimin sipas këshillimit individual në zyrën e tij (30-45 minuta), në mënyrë që të shmangen kontaktet që do të rrezikonin shëndetin e të gjitha palëve;
  6. Ju lutem që edhe në kohen kur i merreni dhe dorëzoni formularët në formë fizike në Zyrën e Punësimit në komunën tuaj, të mbani distancën sipas Vendimeve dhe rregullave të Institucioneve përkatëse për parandalimin e COVID-19.
  7. Sipas Masës 15, pika 4, Ministria e Financave dhe Transferove do të hartojë një aplikacion për kërkesë me qëllim të zbatimit të kësaj mase dhe do të njoftoheni me kohë.
  8. Afati për Aplikim është deri me 15 Maj 2020.PËRSONI KONTAKTUES për sqarime në Zyrën e Punësimit në Ferizaj është
    Udhëheqësi i Zyrës së Punësimit z.Naim Gashi , Kontakti 049 903 281  (08:00 – 16:00). Agjencia e Punësimit në bashkëpunim me Institucionet tjera dhe varësisht nga situata do të ju NJOFTON përmes Web faqes apo mjeteve të tjera të informimit.Vizitoni edhe Web faqen e APRK-ës aprk.rks-gov.net për informatat që mund të ju ndihmojnë për të aplikuar.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img