Bloomberg raporton se ky kjo është njëra nga humbjet më të mëdha në histori të një investitori që është shënuar brenda vetëm një dite, transmeton lajmi.net.
Aksionet e Facebook-ut ranë për 6 për qind pasi që financieri kryesor, drejtori i kompanisë, David Vehner paralajmëroi investirorët se kompaninë e pret ngadalësim i rritjes të të hyrave, pasi që më nuk ka edhe aq shumë hapësire në “feed/news feed” për publikimin e shpalljeve.
Zuckenberg i ka 418 milionë aksione të FB-së, dhe ende është “mirë” për rreth 50 miliardë dollarë.
Bloomberg vlerëson se pasuria e përgjithshme neto e Zuckenbergut arrin diku rreth 52 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun e pestë më të pasur në botë. /Lajmi.net/
.