27,11,2024

Shtylla që po rrezikon banorët, KEDS-i nuk qanë kokën (Foto)

Must Read

Banorët e fshatit Muhoc të Ferizajt  ka javë që një pjesë të rrugës e kalojnë me stres. Një shtyllë e cila shihet edhe në fotot e dërguara nga një banorë I këtij fshati gjendet në pozitë gati për të rënë. .

“Para disa javësh ka rënë kjo shtyllë elektrike si pasojë e erës së madhe. Me kërkesën tonë një ekip e KEDS-it ka ardhur në vendin e ngjarjes . Por për habi ata kanë bërë një improvizim të kësaj shtylle   përkohësisht dhe kanë ikur. Ky  “përforcim” është  bërë shumë jo profesionalisht dhe ka mbetur ende rrezik për banorët. Kemi kërkuar edhe disa herë nga  KEDS që ta rregullojë por asgjë  edhe pas tre javësh.  Banorët që kalojmë ka kjo pjesë jemi nën presionin e frikës se  kjo mund të bie çdo moment pasi sipas konstruksionit  të sajë   është vështirë ta mbajnë vetëm telat” ka shkruar në  redaksinë e Ferizajpress një banorë i këtij fshati në rrugën  “Avdyli” të Muhocit të Ferizaj.

Ditëve të fundit  qyteti i Ferizajt është përballur me ndërprerje të shumta të rrymës në emër të rregullimit dhe intervenimeve teknike, por si duket kjo  ende nuk është pjesë e këtyre intervenimeve që mund të bie në çdo çast.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img